Intervale të shkurtra kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë në të gjithë Shqipërinë, më të dendura në zonat lindore, duke gjeneruar shira, të cilët në mesditë shtrihen në të gjithë territorin, herë pas here në formë rrebeshi.
Pasditja vijon nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në zonat malore, duke lënë me mot të vranët bregdetin dhe zonën e ulët.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6 në 27 gradë Celcius.
