Në sallën e këshillit bashkiak të Shijakut, u zhvillua ceremonia e betimit të Elton Arbanës për një mandat të dytë si kryetar i bashkisë, pas fitores së arritur në zgjedhjet e 14 majit.
“Nuk do të isha këtu sot, nëse nuk do kisha marrë besimin e mijëra qytetarëve që votuan për mua si kandidatura më e mirë për të drejtuar bashkinë. Për këtë ju jam thellësisht falënderues dhe ju premtoj që besimin tuaj do ta kthej në punë për të mirën e të gjithëve”, tha ai.
Arbana falënderoi kryeministrin Edi Rama i cili u shpreh ai, “që në fillim besoi te profili im politik dhe njerëzor dhe për mbështetjen e vazhdueshme që na ka dhënë që pas tërmetit”.
“Jam i bindur që bashkëpunimi dhe mbështetja e kryeminstrit Rama dhe qeverisë shqiptare do të vijojë me projekte konkrete edhe gjatë mandatit tim të dytë”, tha Arbana.