Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Roland Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës

19:02 / June 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
roland bejko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se nuk mund të pengohet kandidimi i ish-kryedemokratit, Lulzim Basha për zgjedhjet e ardhshme për kreun e kësaj force politike, që do të zhvillohen më 29 korrik.

Në një intervistë për ABC News, Bejko u shpreh se Partia Demokratike ka rregulla dhe statut, që duhen respektuar nga deputetët, por edhe anëtarët e partisë.

Sipas tij, ata që duan ta ndalojnë Bashën, duhet të hyjnë në garë dhe ta mundin me votë.

“Jo, nuk është i realizueshëm sepse partia ka rregulla, ka një statut. Statuti e ka të përcaktuar qartë, Këshillin Kombëtar e thërret kryetari i partisë, Kryesia ose 1/4 e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Dy ditë më parë u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe aty ishte shumica e anëtarëve, kështu që është e pamundur.

Kushdo tjetër, grup deputetësh apo anëtarë të thjeshtë duhet të repsektojnë statutin që të quhet një Këshill Kombëtar legjitim. Nuk do të marrë vulën, do të marrë të drejtën për të qenë në garë. Sot për këtë po mblidhet Kryesia, që në orën 20:00, dy personat që kanë shprehur dëshirën e tij për të kandiduar në garën për kryetar të PD-së, do të bëhet verifikimi i tyre dhe do të marrin të drejtën për të qenë në garë.

Ne duhet të vrasim mendjen tani se si të ndërtojmë një formulë për të penguar kthimin e zotit Basha në krye të PD-së, nuk është demokratike, nuk mund të funksionojë. Nëse duan ta ndalojnë zotin Basha për të kandiduar ka vetëm një mënyrë, të futen në garë dhe ta mundin”, theksoi ai.

kryedemokratit Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.