Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ku ndodhet Safet Gjici? Hoxha: Thonë që iku në Dubai

11:14 / June 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hoxha Gjici 770x415 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari investigativ, Artan Hoxha dha detaje për dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili ishte pjesë e një videoje të rëndë me sfond seksual, pas të cilës ai u shkarkua nga qeveria, ndërsa SPAK tha se ka nisur hetimet. Hoxha tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se dyshonte se mund të jenë paguar edhe para që ajo të mos dilte në qarkullim, por ajo doli dhe prishi punë, duke ngatërruar situatën.

Rakipi: Ç’po ndodh me çështjen Gjici?

Hoxha: Policia gjyqësore ka marrë deklarime të personave të tjerë, edhe persona të stafit të bashkisë së Kukësit. Është marrë vajza e filmimit. Pjesë e hetimit është edhe pse u bë video. Është kërkuar edhe pajisja që bëri regjistrimin, cili ka qenë objektivi, pse është bërë filmimi, etj. Zoti Gjici nuk është thirrur, do të thotë që duan të kenë plotësuar të gjithë puzzle në momentin që do të thërrasin zotin Gjici. Në raste të tjera, si Shukri Xhelili, u veprua edhe më shpejt. Unë kam nxjerrë videon e plotë, jam habitur kur lexoj teoritë konspirative. Regjistrimi është bërë për interesa që e dinë ata që kanë çuar vajzën aty. Publikimi ka nxjerrë jashtë kontrollit të gjithë planin për shantazhin. Rrugës, ata që e kanë bërë këtë punë, nuk e kanë mbajtur dot regjistrimin. Nuk e kanë ruajtur dot dhe ka rrjedhur. Dyshoj që mund të jenë paguar edhe para që ajo të mos dalë. Dalja ka prishur punë dhe ngatërroi situatën.

Rakipi: Safeti është në Shqipëri? Se ky është popull thashethemaxhi, që thonë se ka ikur.

Hoxha: Thonë iku në Dubai, por Gjici nuk ka kaluar kufirin dhe është brenda territorit të Shqipërisë.

Artan Hoxha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.