Këtë të premte po mbahet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Kukës, pas skandalit që përfshiu ish kryetarin e Bashkisë Kukës Safet Gjicin. Kryerari i Këshillit të Bashkisë, Albert Muja në fjalën e tij kërkoj ndjesë dhe tha që duhet të vijojmë punën edhe pse kjo tashmë i përket së kaluarës.
Fasli Gërmizi, i vetmi këshilltarë që kundërshtoj fjalën e kryetarit të këshillit, dënoi krimin e turpshëm të Safet Gjicit dhe kërkoj që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktual të bashkisë Kukës duhet të japin dorheqje.
“Ngjarja është shumë e rëndë. Kjo që ndodhi është një kujtesë publike se ne jemi zgjedhur prej komunitetit të Kukësit për ti shërbyer interesave të tyre. Me aktin e dorëheqjes sot politikës këtu në Kukës i ka ngelur pak për të thënë. Një ngjarje që Kukësi dhe kuksianët nuk e meritonin. Ka nisur një proces nga drejtësia dhe le të thotë ajo fjalën e saj”,-deklaroi Muja. Gjatë mbledhjes së këshillit u vendos që nënkryetari Granit Gjana, të ushtrojë funksionin e kryetarit të Bashkisë Kukës.
