Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PL akuza për Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët: Marrin 1 miliardë lekë, por institucioni nuk ekziston

12:08 / June 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1687514536 caka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ministrave, më specifikisht ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët drejtuar nga Bora Muzhaqi. Për të nuk ka një Ministri të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët nuk ekziston dhe se ministrja merr nga buxheti i shtetit mbi 1 miliardë lekë çdo vit.

Deklarata e plotë

Mbi 1 miliardë lekë në vit nga taksat e shqiptarëve, janë vjedhur nga Edi Rama dhe ministrat e tij vetëm në Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, drejtuar nga Bora Muzhaqi. Raporti tematik i Kontrollit të Lartë të Shtetit në këtë Ministri, ka konstatuar një fakt shumë të rëndë për taksapaguesit shqiptarë dhe veçanërisht për të ardhmen e të rinjve dhe fëmijëve në Shqipëri.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, Ministria e Rinisë dhe Fëmijëve nuk ekziston, por në të vërtetë kjo ministri merr nga buxheti i shtetit mbi 1 miliardë lekë buxhet çdo vit. Kjo Ministri u krijua me qëllim që të krijohet një treg dhe punë e mirëpaguar për të rinjtë dhe një fuqi e re në funksion të zhvillimit ekonomik, por realiteti i trisht i largimit masiv të përditshëm të të rinjve shqiptarë tregon të kundërtën.

Nga auditimi u konstatua se nga Ministria nuk janë ndërmarrë hapa për zhvillimin e kompetencave të rëndësishme për hartimin dhe publikimin e raporteve të vlerësimit mbi situatën e të rinjve, zbatimin e politikave dhe veprimtarive rinore, si dhe nuk janë monitoruar standardet për ndërtimin e hapësirave rinore të sigurta dhe të aksesueshme për të rinjtë.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, nuk ka hartuar, zhvilluar dhe monitoruar politikat, për marrjen e masave për të siguruar jetesën dhe zhvillimin e fëmijës; sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave dhe autoriteteve qendrore e vendore, si dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijës.

Largimi i të rinjve shqiptarë është pasojë e keqqeverisjes, korrupsionit dhe shpërblimit të një rrethi njerëzish, të cilët nuk kanë në fokus të punës së tyre zhvillimin e Shqipërisë. Qeveria e skandaleve të shumëllojshme, ku mbizotëron korrupsioni dhe skandalet seksuale, vjedh edhe fëmijët e të rinjtë nëpërmjet një Ministrie që shërben vetëm si qokë për Borën dhe shoqet e saj, ndërkohë që Shqipëria fatkeqësisht plaket çdo ditë e më shumë.

bora muzhaqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.