Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e jashtme, Gazmend Barbullushi është dekretuar si ambasadori i ri i Shqipërisë në Spanjë, nga Presidenti Ilir Meta.
“Z. Gazmend Barbullushi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si edhe në Principatën e Andorrës, jorezident”, thuhet në dekretin që mban firmën e kreut të shtetit.
Burimet për tirananevvs.al kanë bërë të ditur se në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë pritet të emërohet diplomait i karrierës Armand Skapi.
Lexo edhe- Ndryshime tek ambasadorët
