Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesi e kësaj të shtune në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valuator.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, ku një person i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.
Sipas punëtorit shuma e marrë në këtë pikë këmbimi është rreth 30 mijë euro.
