Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zaptuan plazhet publike, sekuestrohen 800 shezlongë e çadra në Porto Romano

13:09 / June 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dl.l
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion të koduar “Plazh i Lirë” për të liruar hapsirat e plazheve publike që janë zënë me çadra e shezlongë nga persona privatë.

Ky operacion është zhvilluar në plazhin e Porto Romanos dhe si rezultat janë proceduar penalisht 4 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe janë sekuestruar 836 shezlongë dhe çadra.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të planit të masave të hartuara, të prezantuara dhe të monitoruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtetit, për prani të shtuar të shërbimeve në plazhe, me qëllim përmbushjen e objektivit madhor, mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Plazh i lirë”.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Durrësit, u bë lirimi i hapësirës publike në vijën bregdetare të Porto Romanos, si dhe heqja dhe sekuestrimi i 836 shezlongëve dhe çadrave që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. Z., 43 vjeç, pasi kishte vendosur 88 shezlongë dhe 16 çadra, pa lejen përkatëse;

-F. E., 47 vjeç, pasi kishte vendosur 152 shezlongë dhe 66 çadra, pa lejen përkatëse;

-Gj. B., 55 vjeç, pasi kishte vendosur 40 shezlongë dhe 20 çadra, pa lejen përkatëse;

-L. B., 53 vjeç, pasi kishte vendosur 300 shezlongë dhe 150 çadra, pa lejen përkatëse.

Plani operacional “Plazh i lirë”, vijon.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.