Në ditën e tij të lindjes, këngëtari korçar Stefi Prifti ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit.
Ai ka rigjetur dashurinë dhe lidhja është e konsoliduar, prandaj çifti ka vendosur të bëjë publike.
Me anë të fotove të shpërndara, ai bën me dije se ka nisur një lidhje të re, duke ndarë vetëm disa copëza nga momentet që ka kaluar me miq, të afërmit dhe partneren, për datëlindjen e tij.
“Ditëlindja ime këtë vit ka një ndryshim madhor… Me vajzat e mia dhe njerëzit e mi të familjes e kam ndarë prej disa kohësh. Është momenti ti paraprij unë personalisht këtij ndryshimi në jetën time. Për miqte dhe njerëzit që na duan dhe respektojnë e pashë të arsyeshme të bëj këtë postim në këtë ditë të shënuar… në ditëlindjen time”- shkruan ai.
Këngëtari nuk ka zgjedhur të na prezantojë ende me partneren, megjithatë e ka konfirmuar lajmin e bukur.
Kujtojmë se gruaja e tij u nda nga jeta në vitin 2015, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
