Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rikthimi i Bashës në krye të PD-së, Çollaku: Ende nuk e kam vendosur nëse do e votoj

15:00 / June 24, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
collaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku në një lidhje me Fax news, ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar, me disa fraksione të dukshme në radhët e demokratëve. Teksa bëri një përshkrim të të gjithë vijës së përplasjes mes PD zyrtare dhe Rithemelimit, Çollaku shprehet se Berisha dhe njerëzit e tij nuk kanë pranuar asnjë ofertë për bashkëpunimin.

“Ne kërkuam që të ndalohej ngritja e strukturave paralele nga Berisha, dhe platforma jonë nuk u pranua nga pala tjetër. Të gjithë e dimë që u mbajtën zgjedhje të njëanshme, duke ndërtuar struktura paralele, pjesa tjetër qëndroi në një pritje, totalisht mesazhet kanë qenë që të mos kishte një vendimmarrje të njëanshme.

PD kërkoi që të shkonim në zgjedhje me kandidatë të përbashkët, me ndërgjegjen që të ndarë rrezikonim. Pala e Foltores nuk e pranoi këtë ofertë, pasi na u kërkua njohja apriori e statutit të tyre, kjo nuk ndodhi dhe gjendja vijoi më tej. Ne i ftuam të gjithë kandidatët e dala nga primaret që të garonin nën siglën e PD, pa asnjë kusht, edhe kjo zgjidhje dhe ofertë u refuzua. U preferua shkrirja në lista të përbashkëta me LSI. Rezultati i 14 Majit ishte një katastrofë”, u shpreh Çollaku, i cili shpjegoi dhe arsyet se pse duhet të mbahen zgjedhjet e 29 Korrikut.

“Ne vijmë në një situatë që jemi pa kryetar, mblodhëm më shumë se 100 mijë vota, por në pikëpamjen e organizimit jemi në një situatë amorfe. Një parti ka krye dhe me forume të copëtuara, nuk mund të vazhdojë që të sillet njësoj, duhet të bëhej sjellja në binarë. Është një emergjencë për të plotësuar vakancat. Jam pro bashkimit me të gjithë demokratët, por vendimi i Gjykatës e thotë qartë se Rithemelimi nuk mund të vazhdojë të ekzistojë”, tha më tej Çollaku.

Deputeti i PD tha se në rast se Rithemelimi pranon që të pushojë së ekzistuari, ai do të ishte i pari që do të kërkonte shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve në PD.

“Njeriu kryesor që ka në dorë që ta zhbllokojë këtë situatë është zoti Berisha, nëse ai do të kishte vullnet, nuk do të kishte më asnjë pengesë”, tha më tej deputeti demokrat. Sa i takon rikandidimit të Lulzim Bashës, Çollaku tha: Gjergj Hani është më i disavantazhuar në raport me Bashën, pasi nuk ka një njohje aq të mirë me strukturat sa zoti Basha.

Unë nuk jam nga fansat e zotit Basha, kam pasur dhe kam rezervat e mija për të, që në 2017, edhe kur këta që e shajnë sot i qëndronin në krahë. Nëse unë do ta votoj apo jo do e them fare hapur dhe troç, pasi dua ta dëgjoj a do të ketë fuqi që të përballet me gabimet e të shkuarës”, deklaroi ai.

Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.