Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ja cilat janë 10 familjet më me pushtet, të të gjitha kohërave

13:06 / April 19, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 MEDICI, BANKIERE

(SHEKUJT XV-XVIII) – Financues të Papatit, ishin edhe politikanë e padronë. Patën një rol të rëndësishëm në Rilindjen italiane dhe kontribuuan për të bërë Firencen, qendrën artistike që admirojmë edhe sot.

ROCKEFELLER, BIZNESI I NAFTES

(1870-SOT) – Shumë të pasur falë nxjerrjes së naftës, ishin filantropë të mëdhenj që mbështetën kulturën dhe kërkimin shkencor. Kreu i familjes ishte Uilliam Avery Rokerfeller, druvar dhe nëpunës udhëtues.

ROTHSCHILD, BANKIERE

(1744-SOT) Brenda pak vitesh, Rothschildët kaluan nga getoja e hebrenjve në Frankfurt, Gjermani, në akumulimin e një pasurie të tillë, sa të industrializonin Evropën dhe të financonin luftëra.

NEHRU-GANDHI, POLITIKANE

(1919-SOT) – Ngahera anëtarë të Kongresit Kombëtar Indian, çliruan Indinë nga anglezët dhe i dhanë vendit tre kryeministra. Disa anëtarë të familjes (që është vetëm homonim me Mahatma Gandhin) u vranë.

 

FUGGER, BANKIERE

(SHEKUJT XV-XVI) – Ishte familja më e rëndësishme e sipërmarrësve, mes Mesjetës së Vonë dhe fillimit të epokës moderne. Kishin monopolin e bakrit dhe lidhën kontrata me shtete të ndryshme europiane.

KRUPP, ÇELIK DHE ARME

(SHEKUJT XIX-XX) – Dinasti gjermane manjatësh të prodhimit të çelikut. Me fabrikat e tyre influencuan mbi dy luftëra botërore. Disa prej familjes Krupp u dënuan për krime kundër njerëzimit pas luftës.

 BORGHESE, TREGTARE LESHI

(SHEKUJT XVI-XIX) – Familje tregtarësh, kreu i familjesh ishte një tregtar leshi i shekullit XIII, Tiezzo da Monticiano. Zotëronin shumë toka dhe lidhje të ngushta me papatit dhe me Napoleonin.

KENNEDY, POLITIKANE

(SHEKULLI XX) – Amerikanë me origjinë irlandeze. Patriarku ishte Patrick J. Kennedy (1858-1929) i Partisë Demokratike. Mes anëtarëve të saj, më të famshmit ishin presidenti John F. Kennedy dhe senatorët Bob dhe Ted Kennedy.

 EPHRUSSI, BIZNESI I NAFTES

(SHEKUJT XIX-XX) – Ukrainas me origjinë greke, kontrollonin drithërat dhe naftën në Europën Lindore. Krijuan banka por, duke qenë hebrenj, humbën pothuaj gjithçka me ardhjen e nazizmit.

 VANDERBILT, TRANSPORTET

(SHEKUJT XIX-XX) – Patriarku amerikan me origjinë holandeze Cornelius Vanderbilt (1794-1877) krijoi një perandori të transportit hekurudhor dhe transportit detar në Tetëqindën. /Bota.al/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi për këtë të shtunë

07:59 / June 20, 2026

Meloni dhe Sanchez përplasen për emigracionin në Këshillin Evropian

22:58 / June 19, 2026

Alarm për sigurinë ushqimore para bumit turistik/ Ministri Salla nga Vlora: Asnjë kompromis me shëndetin e konsumatorit

21:18 / June 19, 2026

Shkelje në tendera me vlerë mbi 30 mln €, dërgohen në gjyq kryebashkiaku i Kolonjës

20:36 / June 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.