Është publikuar foto e ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici me pranga në duar, në momentin kur ai dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Një javë më parë SPAK ka ushtruar kontrolle në banesën e vajzës së identifikuar si Alma.K e cila shfaqet në video.
Mësohet se gjatë kontrolleve janë sekuestruar disa pajisje me të cilat dyshohet se është realizuar video përgjimi. Pajisjet janë dërguar për ekspertim për të zbuluar nëse ka apo jo regjistrime të tjera.
Gjici u arrestua pasditen e sotme në një lokal pranë banesës së tij nën akuzë për korrupsion pasiv.
