Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: NATO të udhëheqë një konferencë pa afat kohor Serbi-Kosovë deri në nënshkrimin e marrëveshjes

11:41 / June 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të hënë në Bruksel, kjo për të zhvilluar një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel ku padyshim pjesë e diskutimeve do të jetë situata në veri të Kosovës. Rama sheh si zgjidhje zhvillimin e një konference pa afat kohor mes Kosovës dhe Serbisë nën drejtimin NATO-s ku të nënshkruhet marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.

Ai ka kritika për dy liderët, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti, sipas së cilëve po mendojnë për pozitat e tyre në politikat e brendshme duke lënë në plan të dytë dialogun për paqen në rajon.

“Sapo kemi mbërritur në Bruksel, ku pas pak do të takohem me Presidentin e Këshillit Europian, mikun e çmuar të Shqipërisë dhe rajonit tonë, Charles Michel. Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit. Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste. Ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike u kanë kthyer kurrizin”, shkruan Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.