Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lirimi i policëve, Berisha: Të dënohen autorët. Rama po ndërhyn në politikat e brendshme të Kosovës

12:27 / June 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1687775019 gfgar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka komentuar lirimin e policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se ka shpresë për zbatimin e planit franko-gjerman nga Kosova dhe Serbia.

“Tre anëtarët e Policisë së Kosovës, me një vendim politik të urdhëruar Gjykata e Kralevës i liroi ata. Me këtë rast, dua të falënderoj shumë, qeverinë e SHBA-së, BE-në, NATO-n dhe kryeministrin e Hungrisë, Viktor Orban të cilët kërkuan lirimin pa kushte dhe të menjëhershëm të policëve shqiptarë të Kosovës. Sigurisht që lirimi i tyre, ishte një vendim në drejtimin e duhur, por zbardhja e të vërtetës, mbi këtë akt dhe ndëshkimi i organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti, të pashembullt them dhe njëherë, nga vitet ’50 gjer sot, është i domosdoshëm në mënyrë që histori të tilla, të mos mund të përsëriten më”, u shpreh Berisha.

Nga ana tjetër, ai nuk i kurseu akuzat për kreun e qeverisë Edi Rama, sipas së cilit po ndërhyn në politikat e brendshme të Kosovës. “Dënoj sulmet e Ramës në qeverinë e Kosovës, përpjekjet e tij për të marr një rol të caktuar në këtë problem të madh, të thellë, për Europën dhe NATO-n. Rama ka një përgjegjësi direkte në bllokimin e zhvillimit pozitiv mes Kosovës dhe Serbisë, ai u bë krah i Serbisë së Madhe. Rama i urdhëruar nga Vucic mori sanksione ndaj qeverisë së Kosovës, ai del me deklarata dhe veprime, prapa cilës ka interesa anti shqiptare kundër Kosovës dhe interesa personale të shpëtimit të tij nga hetimi penal për cështjen McGonigal”, përfundoi Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.