Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është shprehur në Gjykatën e Posaçme se dënimin për gabimin që ka bërë e ka marrë, por nuk ka shkelur ligjin. Dhe për këtë thotë se bashkia që ka drejtuar nuk ka parë asnjë projekt.
“Unë u ndëshkova për veprimin qe kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore, jam dakord me qëndrimin e avokatit”, është shprehur ai.
