Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Berat-Dimal. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, për zbardhjen e plotë të aksidentit.
