Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me projektin fitues të Muzeut “Besa”. Kreu i qeverisë, në një postim në Facebook thotë se ky muze do të ruajë një pasqyrë të artë të shqiptarisë, atë të shpëtimit të hebrenjve.
“MIRËMËNGJES dhe me projektin fitues të Muzeut “Besa”, realizuar nga studio zvicerane “Oppenheim Architecture”, që do të ruajë për brezat një pasqyrë të artë të shqiptarisë, atë të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe do t’u ofrojë të gjithëve një hapësirë opinionesh, debatesh, shprehjesh artistike e kulturore mbi tolerancën, solidaritetin, humanizmin, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
