Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rama flet si zëdhënës i Vuçiç”, Sali Berisha: Albin Kurti nuk ka probleme si presidenti serb

10:22 / June 27, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, ku e quan zëdhënës të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ish-kryeministri në një postim në Facebook, shkruan se kërkesa e Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën është paraqitur hapur dhe zyrtarisht në shtator të vitit 2018 nga Beogradi nëpërmjet Ivica Daçiç, dhe përsëritur më vonë dhe nga vet Vuçiç. “Pas ndërhyrjeve brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës qëndron: së pari projekti i ndarjes së Kosovës me serbomadhin Vuçiç dhe, së dyti problemi i tij i tmerrshëm në superskandalin McGonigal, për të cilin Rama është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Washingtonit, sepse ka korruptuar gjatë kohës që ishte në detyrë shefin e kundërzbulimit të FBI për New York dhe ka angazhuar atë kundër opozitës shqiptare për forcimin e pushtetit të tij”,-shkruan Berisha.

Shkrimi i plotë

Rama flet si zëdhënës i Vuçiç. Kërkesa e Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën është paraqitur hapur dhe zyrtarisht në shtator të vitit 2018 nga Beogradi nëpërmjet Ivica Daçiç, dhe përsëritur më vonë dhe nga vet Vuçiç. Kjo kërkesë ka si qëllim madhor përfshirjen e Rusisë krahas fuqive perëndimore, në zgjidhjen e krizës Kosovë- Serbi, përfshirje të cilën e ka kërkuar po publiksht dhe periodikisht edhe Kremlini.

Kjo kërkesë e Beogradit vinte pas kërkesave të përseritura të Sergei Lavrov që Rusia duhet të thirret të marrë pjesë në dialogun e Kosovës me Serbinë, të lehtësuar nga BE. Kështu Rama nuk po bën gjë tjeter veçse në shërbim të Vuçiç, po qarkullon një tezë të padronit të tij në Beograd. Rama për të ndihmuar Vuçiçin, me thirrjen e konferencës ndërkombëtare krahason të pakrahasueshmet. Sipas tij konferenca duhet thirrur mbasi marrëveshja nuk po ecën sepse të dy Kurti dhe Vuçiç kanë probleme të brendshme. Ky është trillim i rradhës, bajat i Ramës përsëri për të lehtësuar Vuçiçin.

Së pari është e vërtetë se Vuçiç ka probleme të forta të brendshme tani. Ai përballet me një valë të fuqishme protestash të opozitës dhe qytetarëve serb, të cilët prej javësh janë ngritur kundër pushtetit autokratik të Vuçiç dhe dështimit të tij, për të garantuar rendin dhe sigurinë në vendin e tyre. Por krahasimi i Ramës është trillim i pastër sepse Kurti nuk duket të ketë asnjë problem të brendshëm të ngjashëm me ato të Vuçiç. Përveç këtyre, serbomadhi Vuçiç nuk firmos marrëveshjen e Ohrit sepse nuk e lejon Rusia, të cilën Rama kërkon të ulet në sofër nëpërmjet konferencës ndërkombëtare.

Së fundmi, siguroj komunitetin ndërkombëtar se angazhimi i Edi Ramës në çështjet e dialogut Kosovë-Serbi, jo vetëm nuk ndihmon, por e dëmton atë. Kjo sepse Rama është i njohur tashmë si argat i Vuçiçit. Pas ndërhyrjeve brutale të Edi Ramës në punet e brendshme të Kosovës qëndron: së pari projekti i ndarjes së Kosovës me serbomadhin Vuçiç dhe, së dyti problemi i tij i tmerrshëm në superskandalin McGonigal, për të cilin Rama është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Washingtonit, sepse ka korruptuar gjatë kohës që ishte në detyrë shefin e kundërzbulimit të FBI për New York dhe ka angazhuar atë kundër opozitës shqiptare për forcimin e pushtetit të tij.

Berisha Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Nëna e Vuçiç sulmohet pas votimit në Beograd, i rrëmbejnë çantën…

13:18 / October 25, 2026

“Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme”- Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

11:58 / October 25, 2026

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.