Ka nisur me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës. Mbështetës të Fredi Belerit kërkuan daljen jashtë të punonjësve aktualë të bashkisë dhe të qëndrojnë brenda ata. Në Himarë ndodhet edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Atje ndodhet edhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Kujtojmë se Belerit nuk iu dha leje që të linte qelinë dhe të bënte betimin si kryebashkiak i Himarës.

