Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Detajet/ PS jo e vetme në zgjedhjet e 30 qershorit, në 15 mars firmoset koalicioni

12:45 / January 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare ku kërkoi që timonin ta kishte e vetme, do të veprojë ndryshe në zgjedhjet lokale. Ajo do të krijojë sërish Aleancën për Shqipërinë Evropiane, pasi votat e partive të vogla kanë rëndësi specifike në garën e bashkive. Më shumë se sa për fitoren e kryetarit të bashkisë, partitë e vogla janë të nevojshme që e majta të ketë shumicën në këshillat bashkiakë, pa të cilat kryetarët e bashkive janë thuajse të paralizuar në funksionimin e tyre. Riaktivizimi i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, sipas vendimit të Asamblesë së PS të siguruar nga Report TV, do të bëhet 4 takime, nga janari në prill. Takimi i parë do të mbahet në janar, një takim publik ku PS do të diskutojë me aleatët e saj jo parlamentarë ku do të diskutohet Kodi Zgjedhor, programi qeverisës dhe organizimi i përbashkët.

Takimi i dytë i PS dhe partive të vogla do të mbahet në shkurt për punën përgatitore për nënshkrimin e marrëveshjes e cila është parashikuar të nënshkruhet në 15 mars, që shënon dhe takimin e tretë të koalicionit. Gjatë muajit prill do të zhvillohen takime të përbashkëta konsultative në nivel qarku më faktorë të partive të vogla për përcaktimin e kandidatëve për këshillat bashkiakë.

Ndërkohë, paralelisht me punën me koalicionin PS ka një kalendar të përcaktuar për strukturimin brenda vetes. Një grup pune me 10 anëtarë i drejtuar nga Taulant Balla do të punojë deri në kongresin e 23 marsit për ndryshimet statusore. Ato parashikojnë transformimin e Forumit rinor të PS dhe atij të Gruas, jo si struktura ekskluzive të anëtarësisë, por si grupe interesi të regjistruara pranë partisë që bëhen pjesë e debatit pa qenë të detyruar të jenë pjesë e PS.

Ndërkohë, Asambleja e PS ka hartuar axhenda me afate specifike për strukturat elektorale vendore. Në nivel qarku, bashkie, njësie administrative dhe qendre votimi do të jenë të përcaktuara tre struktura: ajo e koordinatorit elektoral, atij digjital dhe për emigracionin.  Me koordinimin digjital, çështje të cilën kryesocialisti Rama e ka prioritet parësor, synohet që nga kryetari i partisë tek anëtari apo mbështetësi më i largët i saj, të përcillen mesazhe e informacione përmes ëhatssup për një rrjetëzim më eficent të shpërndarjes së informacionit. Kjo piramidë me tre shtylla duhet të ngrihet brenda janarit.

Ndërkohë, emigracioni do të jetë i fokusuar në Greqi dhe Itali. Në dokumentin e Asamblesë thuhet se PS do të mundësojë edhe këto zgjedhje transportin e emigrantëve që do të shprehin vullnetin të votojnë. Brenda 27 shkurtit do të hapen zyrat elektorale në nivel bashkie, dhe po në shkurt duhet të përfundojë dhe analiza e listës së zgjedhësve ku të evidentohen votuesit potencialë të PS, të lëkundurit dhe ata që kanë votuar kundër PS.  Nuk ka afate të parashikuara për publikimin e kandidatëve të PS-së për kryebashkiakë, por deri në 30 mars, PS do të grumbullojë nga baza propozime për këshilltarë bashkiakë.

Edi Rama koalicion partia socialiste zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.