Në mbarë boën sot festohet Kurban Bajrami. Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët për këtë festë të shënuar, me një foto të veçantë.
“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, thuhet në urimin e Ramës, ndërsa ka publikuar një foto nga një xhami, ku duket një pëllumb.
Myslimanët e shënojnë këtë ditë duke bërë kurban një dele ose një dhi. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve. Kurban Bajrami festohet pas kryerjes së Haxhit.
