Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Në urimin e saj, Nikolla thekson se sot është dita që kremton fuqinë e besimit për të kapërcyer dallimet mes kufijve.
“Urime gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ditës që nderon sakrificën, përkushtimin dhe dedikimin ndaj Zotit! Kurban Bajrami dëshmon dhe kremton fuqinë e Besimit për të kapërcyer dallimet mes kufijve, kulturave, komuniteteve e individëve dhe për të bashkuar njerëzit në emër të miqësisë, dashurisë e barazisë, me empati dhe zemra të hapura. Gëzime e bekime për të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët!”, shkruan në urimin e saj kryeparlamentarja Nikolla.
