Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zero taksë për qumështin pluhur që futet në Shqipëri

10:13 / June 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2918
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompanitë e bulmetit në Shqipëri nuk do të paguajnë taksën për qumështin pluhur. Por me një kusht! Vetëm nëse e deklarojnë përqindjen e qumështit pluhur që është përdorur, në etiketën e produktit final, që ka marrë miratimin edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

“Subjektet e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe subjektet e prodhimit të produkteve ushqimore të ambalazhuara, të cilat  kanë në përbërje të tyre qumësht pluhur të  klasifikuar në kodet 0402 10 19 dhe 0402 21 18 të  NKM – së, hirrë qumështi të klasifikuar në kreun  0404 10 të NKM -së dhe krem qumështi të klasifikuar në kreun 0402 të NKM -së, përjashtohen  nga pagimi i taksës për qumështin pluhur, taksës  për hirrë qumështi dhe taksës për krem qumështi

vetëm për sasinë e importuar, për qëllim prodhimi,  në përputhje me etiketën e produktit të miratuar  nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku evidentohet sasia në përqindje të këtyre  produkteve, që janë trupëzuar në produktin përfundimtar.

Në rast të përdorimit të qumështit pluhur, hirrës së qumështit dhe krem qumështit, jo për qëllimet e veta dhe me destinacion të ndryshëm nga ai për të

cilin përfitohet përjashtimi sipas kësaj pike,  subjektet e përpunimit dhe prodhimit të këtyre  produkteve detyrohen të paguajnë të gjithë vlerën e taksës për të cilën kanë përfituar përjashtimin” evidentohet në ndryshimin ligjor që është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ndryshimi ligjor parashikon se për qëllime të zbatimit të kësaj pike, autoritetet tatimore do të kryejnë kontrolle periodike.

Kriteret, kushtet dhe procedurat e përjashtimit, si dhe periodiciteti i kontrollit, sipas kësaj pike, do të përcaktohen udhëzim  të  përbashkët  të  ministrit  përgjegjës  për financat   dhe   ministrit   përgjegjës   për   kontrollin ushqimor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Nëna e Vuçiç sulmohet pas votimit në Beograd, i rrëmbejnë çantën…

13:18 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.