Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të jap 1 mijë euro unë ty…” Përgjimet që çuan në pranga policin Kufitar të Shkodrës, Marash Gjoni

16:31 / June 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
porti i durresit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK “Breg pas bregu” është dhe punonjësi i Policisë Kufitare në Shkodër, Marash Gjoni.

Gjoni akuzohet se ka marrë ryshfet për të mbuluar aktivitetin e trafikantëve që bënin pjesë në grupin prej 21 personash.

Në dosjen hetimore, thuhet se  trafikanti Besnik Ruçi ka arritur në pikën kufitare të Muriqanit rreth ores 10.20 të datës 3 gusht 2021 dhe është ndaluar nga punonjësit për kontroll. Mbas verifikimit  fizik të automjetit është vendosur nga autoritetet që kamioni të kthehet në Portin e Durrësit për skanim.

Pas skanimit Besnik Ruçi ka komunikuar me punonjësin e policisë Mirash Gjoni, i cili ndodhej në brendësi të automjetit duke i kërkuar favore për fshehjen e aparatit telefonik të gjetur aty dhe një shumë parash. Efektivi Mirash Gjoni ka rënë dakord me këtë fakt dhe dyshohet se ka marrë një sasi parash dhe aparatin telefonik nga Besnik Ruçi në mënyrë që policia të mos ia sekuestronte për ta kontrolluar për biseda që mund ta komprometonin. Disa përgjime mes Besnik Ruçit dhe policit për kalimin e sasisë prej 14.7 kg kokainë në pikën kufitare të Muriqanit janë parë me interes për hetuesit. Aty flitet për ryshfet dhe fshehje celulari.

Mirash Gjoni: Hiqe numrin e telefonit.

Besnik Ruçi: Të jap 1 mijë euro unë ty, do vij ti marrë dikush tjetër.

Mirash Gjoni: Eiii… janë kamerat aty ë?!!!

Besnik Ruçi: Po ç’ke ti?

Mirash Gjoni: Ej, numrin, amunesh me ia çit numrin?

Besnik Ruçi: Shiko, do vij ta marri dikush. Do vij, telefonin ma flakë.

Mirash Gjoni: Po, po.

Besnik Ruçi: Këtë ma mbaj, këtë telefon edhe ato lekët… do vij ti marr unë.

Mirash Gjoni: Sa lekë ke lan, e ki problem?

Besnik Ruçi: Dalin ato.

Mirash Gjoni: Mirash Gjoni emrin.

Besnik Ruçi: E di e di edhe numrin tënd.

Mirash Gjoni: Po i vë mbrapa në xhepin e cigares, po ndodhi gja i kam marr me ia dhan hallës.

Polici Marash Gjoni i tregon detaje Ruçit edhe me tej për skanerin.

Mirash Gjoni: As sa kile ke nuk e gjet….

Besnik Ruçi: Do tma hapin ato mu?

Mirash Gjoni: Normal…

Besnik Ruçi: Ka nxjerrë boshlliqe?

Mirash Gjoni: Ka nxjerrë një shenjë të zezë!

Tentativa për të kaluar lëndë narkotike është provuar sërish me përgjime dhe të përfshirë janë Artur Sulaj, Artan Agelliu, Besnik Ruçi, Pirro Çapi, dhe persona të tjerë ende paidentifikuar. Kane organizuar sigurimin, magazinimin dhe tentativën per trafikim të kokainës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Nëna e Vuçiç sulmohet pas votimit në Beograd, i rrëmbejnë çantën…

13:18 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.