Studiuesit thonë se tani ka një shans 66% që të kalojmë pragun e ngrohjes globale prej 1,5 gradë deri në vitin 2027.
Shanset po rriten për shkak të emetimeve nga aktivitetet njerëzore dhe një modeli të mundshëm të motit El Niño.
Nëse bota e kalon kufirin, shkencëtarët theksojnë se shkelja, megjithëse shqetësuese, ka të ngjarë të jetë e përkohshme.
Arritja e pragut do të thotë se bota është 1.5C më e ngrohtë se sa ishte gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, përpara se emetimet e karburanteve fosile nga industrializimi të fillonin me të vërtetë të rriteshin.
Dhe thyerja e kufirit qoftë edhe për vetëm një vit është një shenjë shqetësuese se ngrohja po përshpejtohet dhe nuk po ngadalësohet.
Shifra 1.5 C është bërë një simbol i negociatave globale për ndryshimet klimatike. Vendet ranë dakord të “ndjekin përpjekjet” për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5C sipas marrëveshjes së Parisit të vitit 2015.
