Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me video nga aksi Elbasan-Qafë Thanë. Sipas kreut të qeverisë, janë realizuar 60% e veprave të artit, dhe se vijon puna për një rrugë interurbane me katër korsi.
“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, faza e parë, ku kanë përfunduar nënkalimet e janë realizuar 60% e veprave të artit, e ku puna vijon intensivisht për një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian të transportit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
