Eraldo Musteqja është 26 vjeçari i arrestuar nga policia e Durrësit për zjarrvënie të përsëritur ndaj lokalit të Rigels Rajkut (Noizyt). Mësohet se 26 vjeçarin është kushëri me këngëtarin e njohur. Ai është arrestuar në flagrëncë mëngjesin e sotëm, pasi u kap duke i vënë zjarrin lokalit të Noizyt për herë të dytë. Ndërsa më herët raportohet se i ka vënë zjarrin edhe banesës së këngëtarit. Në momentin e arrestimit, kushëririt të Noizyt iu gjet një thikë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
