Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kushëriri i dogji lokalin, Noizy: U bë ekstremist fetar, besonte se alkooli dhe muzika janë haram

10:23 / June 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1688026350 77
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reperi i dashur i skenës, Noizy ka reaguar për djegien e lokalit të tij “Zins” në Durrës për herë të tretë nga kushëriri i tij, i cili tashmë do përballet me drejtësinë. Përmes një postimi në Instagram, ai ka publikuar foto Eraldo Musteqja, i arrestuar tashmë si autor i dyshuar i zjarrvënies së lokalit të tij.

Reperi thotë se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri dhe se ka ndërruar fenë, ndërsa shton se është bërë besimtar ekstremist. Sipas asaj që thotë Noizy, i kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram, prandaj vendosi që të bëjë këtë akt terrorist. Megjithatë shkruan Noizy, ai shpreson që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptoj gabimin ndërsa shton se s’mund ta urrej, por i ka lënë në dorë gjithçka Zotit.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime që në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet nuk duhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë nuk mund ta urrej sepse jam rritur me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful Zins është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”,-shkruan Noizy.

649d3dba1e1b0888

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Nëna e Vuçiç sulmohet pas votimit në Beograd, i rrëmbejnë çantën…

13:18 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.