Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E lindi dhe e vdiq Ariolën për 40 mijë lek asistencë, dy mjekë dhe agjencia e funeralit në hetim

16:36 / June 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 screenshot 2 57 1068x727 1688048261 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarja e pazakontë e regjistruar në qytetin e Kukësit, ku Xhevit Sopaj, përmes falsifikimit të dokumenteve kishte arritur të “lindte” dhe të fuste në trungun familjar një fëmijë që nuk ekzistonte, ka sjellë zgjerimin e hetimeve nga prokuroria e Kukësit.

Një mjek që ka lëshuar kartelën e lindjes së fëmijës në datën 13 Nëntor 2002 dhe një mjek tjetër në Kukës, që ka lëshuar vërtetimin e vdekjes në 28 janar 2021, po hetohen pas dyshimeve të forta se mund të jenë të implikuar në falsifikimin e formularëve.

Për këtë çështje prokuroria ka marrë në pyetje mjekun e familjes Sopaj, i cili ka pohuar me bindje të plotë se nuk ka lëshuar asnjë skedë vdekje për shtetasen Ariola Sopaj.

Mes subjekteve që është vënë në verifikim nga akuza, është dhe një funeral me emrin “Blini”, i cili në datën 15 janar 2021 rezulton të ketë lëshuar një kupon tatimor, ku vërtetohej shërbimi i ceremonisë së varrimit të shtetases fiktive 19-vjeçare Ariola Sopaj.

“… kuponi tatimor i paraqitur së bashku me vërtetimin e vdekjes, nuk përkon në koherencë datore, pasi kuponi i agjencisë funerale mban datën 15 janar 2021 ndërsa vërtetimi i vdekjes është përpiluar në 28 janar 2021…” – thuhet në dosjen e prokurorisë së Kukësit.

Nga verifikimet e kryera deri në këtë fazë, ka rezultuar se dhe vulat zyrtare nuk janë të njëjta. Qëllimi i vetëm i 57-vjeçari Xhevit Sopaj, ka qenë zgjerimi i familjes së tij, duke shtuar një fëmije fiktiv.

I gjithë ky skenar është kryer për marrjen e një shumë financiare prej 40 mijë lekë të vjetra asistencë. Sipas prokurorisë së Kukësit përfitimin e asistencës sociale, duke përdorur një fëmijë fiktiv të quajtur Ariola Sopaj, Xheviti e marrë qysh prej nëntorit të vitit 2002.

Ndihma ekonomike për këtë rast është ndërprerë në fillim të Janarit 2021, kur 19-vjeçaria Ariola Sopaj është çregjistruar si e vdekur në Zyrën e Gjendjes Civile pranë Bashkisë Kukës.

Skenarin për të shtuar familjen e tij, i arrestuari Xhevit Sopaj, e ka kryer në një moment, kur kishte lindur dy fëmijë.

Ndërsa aktualisht në trungun familjar të tij, janë të rregjistruar 4 fëmijë. Pritet që ditën e nesërme Xhevit Sopaj të dalë para gjykatës së Kukësit, ku do njihet me masën e sigurisë, për dy akuzat “Mashtrim” dhe “Falsifikim të formularëve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Nëna e Vuçiç sulmohet pas votimit në Beograd, i rrëmbejnë çantën…

13:18 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.