Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacioni masiv me 45 të arrestuar në Elbasan, Artan Hoxha: Janë goditur 4 grupe kriminale

22:23 / June 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga operacioni i policisë në Elbasan ku u arrestuan 45 persona dhe u shpallën në kërkim shtatë të tjerë. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha deklaroi se arrestimet janë kryer ndaj shpërndarësve të lëndëve narkotike, të quajtur ndryshe si “tezgat” apo “kioskat”. Sipas gazetarit, ky ka qenë një operacion që synonte goditjen e pikës fundore të trafikut dhe shpërndarjes së drogës. Gazetari tha se operacioni është kryer pas infiltrimit të agjentëve të policisë. 

“Për herë të parë një prokurori rrethi bën një operacion kaq masiv. Është kaq masiv, sa nuk kishin ku ti çonin ata sa i kanë hipur nëpër autobuzë për ti sjellë në Tiranë.

Bëhet fjalë për goditjen e katër grupeve që merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Ky grup është marrë më shumë me shpërndarjen. Është goditur rrjeti i shpërndarjes së narkotikëve. Pyeta pasdite dhe më thanë, na kanë hequr të gjithë “tezgat”. Muajin tjetër do të vijnë tezgat e reja.

Mes këtyre katër grupeve, 29 prej tyre janë të skeduar. Sheshet janë të ndara, me grupe. Prokuroria ka bërë përgjime dhe ka goditur rrjetin shpërndarës në qarkun e Elbasanit, pra tezgat dhe kioskat. Janë goditur katër grupe. Njëri nga këta ka dalë që furnizohej nga Tirana. Është kapur një kilogram kokainë, një kilogram e ca heorinë, kanabis.

Objektivi i hetimit është bërë shqetësimi i trafikut të brendshëm në qytet, pranë shkollave, universitetit. Në Elbasan e gjeje shumë kollaj. Këtu është synuar të kapet pika fundore, shpërndarësit dhe ata që komandojnë shpërndarësit. Ky ka qenë qëllimi i këtij operacioni.

Pjesa e operacionit, pra si janë kapur, është shkuar duke përdorur blerjen e stimuluar. Agjentët e policisë janë infiltruar”, deklaroi Hoxha. 

Artan Hoxha Elbasan Operacioni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Kryeministri Rama publikon pamjet e xhamisë së rikonstruktuar të Ballies në Elbasan: Arkitektura më e bukur në botë

08:20 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.