Gjatë mëngjesit të sotëm, situata në fushën e mbetjeve në Vlorë vijon që të mbetet e rënduar. Që prej ditës së djeshme fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët që dyshohet të kenë qenë të qëllimshme.
Forcat zjarrfikëse kanë qenë gjatë gjithë natës në vendngjarje në përpjekje për të shuar flakët. E gjithë zona përreth fushës së mbetjeve është mbuluar nga tymi.
Përveç forcave zjarrfikëse në fushën e mbetjeve janë shtuar edhe 4 fadroma për hedhjen e dherave mbi izolimin e flakëve.
