Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dhurata amerikane” e Edi Ramës për shqiptarët më 4 korrik

09:47 / June 30, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 125
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një deklaratë televizive të pak ditëve më parë, kryeministri Edi Rama foli për një dhuratë që priste nga SHBA më 4 korrik, që përkon me ditëlindjen e tij dhe me Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata ngriti hamendësime se dhurata mund të ishte liberalizimi i vizave për shqiptarët. Por, kur u pyet nga gazetarët në konferencën e fundit për shtyp në lidhje me këtë, Rama nuk dha detaje, por tha se dhurata që shpresonte mund të mos i kënaqë që të gjithë. Vox News mëson se dhurata që pret kryeministri është një vizitë e ish-Presidentit të SHBA, Bill Clinton pikërisht më 4 korrik.

Vizita e një ish-Presidenti amerikan në Shqipëri dhe Kosovë merr gjithmonë rëndësi, kur dihet fuqia e tyre lobuese në Uashington. Por, vizita e Bill Clinton, njeriu që udhëhoqi fushatën bombarduese të Serbisë merr një tjetër rëndësi në këto kohë tensionesh në veri të Kosovës.

Veç kësaj, vizita mund të konsiderohet edhe si një mbështetje e qëndrimit të Shqipërisë dhe të Edi Ramës për situatën aktuale në Kosovë, ku Kryeministri ka qortuar qëndrimet kokëforta të Albin Kurtit kundër thirrjeve të ndërkombëtarëve për të çtensionuar situatën në veri të vendit.

Artikulli është ekskluziv i Vox News

Bill Clinton Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.