Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbyllen sportelet e Kadastrës, gjithçka online. Bici: Është ngritur Akademia për trajnimin e personelit

11:24 / June 30, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sportele kadastra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Revolucion Digjital në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, (ASHK). Nga e hëna, datë 3 Korrik, mbyllen sportelet e Kadastrës dhe mbaron “regjimi 30-vjeçar i letrave, vulave, shefave”.

Në prezantimin e kësaj reforme, u bë e ditur se gjithçka do të jetë online me nënshkrim e me vulë elektronike. Drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici tregoi se si do të funksionojë arkiva dixhitale e ASHK-së. Ajo thekoi se synimi është që të kalohet nga dixhitalizimi 2D në atë 3D.

“Arkiva dixhitale brenda pak muajsh do të ruhet me sistemin block chain dhe funksionimi do të jetë vetëm nëpërmjet e-Albania. Në 3 javët e para kemi bërë një ndërmarrje, me marrjen e vulave të njoma nga drejtoritë vendore. Brenda institucionit, dy tavolina përballë njëri-tjetrit nxirrnin dokumente që kundërshtonin me vulë zyrtare njëri-tjetrin. Qytetarët kishin të drejtë të na mallkonin. Si mund të eliminonim një sistem agallarësh që funksionon si vilajete, zyrtarë që pronat e shqiptarëve i shikonin si të babës. Përzgjedhja rastësore nëpërmjet një programi që nuk njeh qytetar, nuk njeh qytet, nuk njeh zyrtar. Synimi është të kalojmë nga dixhitalizmi 2D në atë 3D”, u shpreh Bici.

kadastra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.