Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Muzikë të lartë nëpër lokale mbi orarin e lejuar, Nën hetim pronarë, menaxherë dhe muzikantë

12:50 / July 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1688294062 policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga kontrollet në disa lokale në Dhërmi, Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Tiranë, policia ka konstatuar raste të tejkalimit të orarit dhe nivelit të muzikës. Për pasojë janë vënën nën hetim 10 persona.

Gjatë kontrolleve të kryera në të gjithë vendin, u konstatuan gjashtë raste paligjshmërie në disa qytete bregdetare, për të cilat u vunë nën hetim 10 persona, pronarë, menaxherë dhe muzikantë, që prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët dhe pushuesit, pasi kishin vënë muzikë të lartë në lokalet e tyre.

Konkretisht në Vlorë, Livadh dhe në Dhërmi, policia ka konstatuar se në tre lokale ishte vënë muzikë në tejkalim të orarit dhe nivelit të përcaktuar. Për rrjedhojë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 persona, I. D., S. H., P. P., E. M., D. H., I. M. dhe E. P., të cilët ishin pronarë, menaxherë dhe muzikantë në këto lokale.

Ndërsa në Durrës një 50-vjeçar me iniciale E.A pronari i një lokali, u vu nën hetim pasi u konstatua se biznesi i tij kishte cënuar ligjin për zhurmat. Po ashtu në Tiranë, në unazë të re, u konstatua gjithashtu një lokal në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin misi hetimi në gjendje të lirë për menaxherin e këtij lokali, L. K., 36 vjeç.

Një tjetër rast u zbulua në Elbasan, në rrugën “Aqif Pasha“, ku një lokaol në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtij lokali, E. S., 40 vjeç, i cili gjithashtu kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për ndërprerjen e muzikës.

Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

muzike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.