Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Isha i frikësuar”, zbardhet dëshmia e shqiptarit para se të vritej në burg

20:26 / April 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhyl tusha 933x445 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kisha frikë sepse më vendosën në të njëjtin sektor dhe në të njëjtën dhomë ku ishin M. dhe K. (emrat e drejtuesve të “Mafias së burgut” të Koridhalos). Nuk i njihja, por kur policia më kërkoi që t’i përshkruaja u tregova fotot e tyre. Isha në të njëjtën dhomë me ta dhe kisha frikë në çfarë do të përfshihesha”.

Ky është një fragment nga dëshmia e Bardhyl Tushës 34 vjeç (ose Bandiol Tusha identiteti i ndryshuar), i cili kishte dhënë për hetuesit grekë lidhur me ekzekutimin e avokatit Zafeiropoulos në Tetor 2017 para se të vritej në qeli më 27 Janar 2019.

Bardhyl Tusha vuante dënimin në burgun e Koridhalos dhe më 27 Janar u gjet i vdekur në qelinë e tij. Fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën nga përdorimi i lëndëve narkotike. Mirëpo, një ditë më parë mediat greke raportuan se ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se vdekja e 34-vjeçarit shqiptar është shkaktuar nga mbytja. Policia greke e konsideron vrasje vdekjen e Bardhyl Tushës dhe është duke hetuar për të zbuluar personin që e ka mbytur.

Shtypi grek ka raportuar se 34-vjeçari u kishte ofruar strehim dy autorëve të dyshuar të vrasjes së avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos.

Sipas mediave të Athinës, kreu i “Mafias së burgut” të Koridhalos, shqiptari Klodian Lekocaj, kishte tentuar ta atribuonte vdekjen e 34-vjeçarit shqiptar për shkak të helmimit. Madje, ai kishte kërkuar edhe komunikim me gazetarët që çështjen ta bënte mediatike për të zhvendosur vëmendjen.

Disa ditë para vrasjes së Bardhyl Tushës, më 14 Janar në burgun e Koridhalos ishte vrarë Arbër Bako, edhe ky pjesë e organizatës së Klodian Lekocaj, dhe sipas mediave greke, policia zbuloi se urdhrin për ekzekutimin e Bakos e kishte dhënë pikërisht Lekocaj. /tvklan

Koridhalos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.