Tirana po përgatitet për vizitën e ish-presidentit të SHBA-së Bill Clinton. Kryeministria ka nisur të zbukurohet me ngjyrat kuq e zi të flamurit shqiptar dhe të kuqe, bardhë e blu të flamurit amerikan.
Ish-presidenti Clinton do ti dedikohet një ceremoni e posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, ku do pritet nga kryeministri Rama si dhe do jetë me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve. Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.
Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.