Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Portali i punësimit\ Për gjuhë-letërsinë konkurrojnë 1040 kandidatë

15:29 / July 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesues 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mësuesit e gjuhës shqipe dhe letërsisë janë të parët që do t’i nënshtrohen fazës së dytë të konkurrimit (që është dhënia e provimit të informatizuar) për vendet e lira të punës në shkollat publike të arsimit parauniversitar në vend.

Numri i kandidatëve të kualifikuar për në provim, tregon se gara për punësimet e reja në këtë profil do të jetë e ashpër, pasi vendet vakante që raportojnë shkollat e arsimit parauniversitar, janë shumë të pakta, përballë këtij fluksi të lartë kërkesash të paraqitura nga mësuesit nëpërmjet portalit të punësimit “Mësues për Shqipërinë 2023”.

Sipas listës së shpallur nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit janë 1040 mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë që duke nisur nga dita e nesërme do t’i nënshtrohen provimit të informatizuar në vijim të procedurave të punësimit nëpërmjet këtij portali. Listën e detajuar të kandidatëve që kalojnë në testim e gjeni të plotë në vijim të shkrimit.

Provimet për këtë profil lëndor do të zhvillohen deri ditën e premte, dhe çdo ditë në QSHA do të ketë 5 turne testimesh.

“Për çdo kandidat, orari i pjesëmarrjes në testim është i përcaktuar dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar”, bëjnë me dije autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Çka do të thotë se mësuesit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të paraqiten për të zhvilluar testin vetëm në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për secilin prej tyre.

Në të kundërt e humbasin të drejtën për të vijuar më tej garën e punësimit përgjatë këtij viti.

Lista-e-mesuesve-qe-kalojne-ne-testim-per-vendet-e-lira-te-punes-ne-Gjuhe-Shqipe-dhe-Letersi-Portal-Mesuesi-2023-1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026

Debati për konsullatën serbe në Shkodër dhe atë shqiptare në Luginën e Preshevës, ministri Ferit Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, Shqipëria mbron interesat e saj

12:45 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.