Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Çi bëre opozitës (PD) Lulzim

21:07 / April 23, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1556045299 basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Artur Ajazi

Çi bëre opozitës (PD) Lulzim duke e telendisur lart e poshtë, në rrugë, bulevarde, sheshe e oborre, duke i larguar ajkën dhe militantët e paepur të saj, për ti zëvëndësuar me …asgjëra. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim duke e afruar me parti që ikin lart e poshtë, sa herë që vjen interesi i pushtetit, duke e personifikuar partinë e dhjetoristëve me partinë e freshistëve, dhe lloj-lloj soji dhe sorrollopi.

Çi bëre opozitës ose më saktë Partisë Demokratike zoti Basha, duke e molepsur keqas me partiçka pa anëtarësi, identitet dhe pa asnjë peshë në skenën politike. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim duke e defaktorizuar përfundimisht si forcë e gjallë politike, duke e futur në ulli pa krye, dhe duke i shuar vulën dhe simbolet e saj. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim duke e telendisur lart e poshtë, në rrugë, bulevarde, sheshe e oborre, duke i larguar ajkën dhe militantët e paepur të saj, për ti zëvëndësuar me …asgjëra. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim duke e afruar me parti që ikin lart e poshtë, sa herë që vjen interesi i pushtetit, duke e personifikuar partinë e dhjetoristëve me partinë e freshistëve, dhe lloj-lloj soji dhe sorrollopi.

Kjo nuk ishte rastësi, por ishte një skenar i mirëmenduar nga ustallarë të sprovuar në “beteja” të hershme. Shkatërrimi i opozitës (PD) ka ardhur ashtu pa u ndjerë, duke e katandisur partinë e idealistëve, në parti lodër, apo letër bixhozi. Individë të rastësishëm, kanë vite që bëjnë gati diskreditimin e PD, kanë vite që presin ta shkelin me këmbë partinë e Azemit. Ata që deri dje e quajtën “Hero i Demokracisë”, sot i janë sulur Rudinës, të bijës, deputetes më kurajoze që ka patur ndonjëherë PD në krejt historinë e saj.

Çi bëre opozitës (PD) Lulzim, duke mos lënë njeri pa përjashtuar dhe damkosur “tradhëtar” nga kryesia, Këshilli Kombëtar, degët e rretheve, e deri grupseksionet e lagjeve, pasi edhe kryetarët e vegjël kanë nisur të ngjajnë nga ty. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim, duke e telekosur çdo të enjte dhe çdo 2-3 javë rrugëve dhe shesheve të Tiranës, duke e kthyer partinë e idealistëve dhe dhjetoristëve 20 vjet mbrapa, në ditët e kapsollave dhe shisheve molotov, në ditët e qametit. Çfarë të ka bërë PD e dhjetoristëve Lulzim, që po hakmerresh kaq gjatë dhe kaq ashpër, duke i marrë asaj gjithçka kishte, dhe duke e hedhur tek duart e Monikës, Fatmirit, apo dhe Vangjelit.

Ndoshta duke harruar hallet dhe problemet që kanë mbuluar PD tënde, tani do të nisësh të merresh me partinë e re, ndoshta duke bërë opozitaristin me “Bindja Demokratike”. E ke gabim, sërish ke marrë këshillën e keqe. Këtej e tutje ajo do të jetë opozita reale e kësaj qeverie Lulzim, sepse u procesua në mënyrë të natyrshme, pa u sforcuar majtas apo djathtas. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim, duke mbetur besnik dhe fanatik i leksioneve të marra përpikshmërisht nga “Ai” por në një kohë tjetër.

Ndoshta duhej të ishe treguar më shumë se duhet “kryetar i fortë” Lulzim, ashtu siç bëre me listat e ligjvënësve paçka se humbe thellë në zgjedhje, dhe pastaj asaj partie i preve edhe trungun, duke mos e menduar se degët i le jashtë. Ato “degë” u bashkuan e po bashkohen edhe më shumë se kurrë sot zoti Basha, duke arritur tek “Bindja” e madhe se PD e vjetër e ka mbyllur misionin e saj, fatkeqësisht në opozitë. Ç’ka ti përjashtove dhe flake tutje nga PD, padyshim do ti bashkohen “Bindja Demokratike”, për të nisur pa vonesë opozitën e duhur, për të kapur kohën e humbur të cilën opozita juaj pa patur asnjë kauzë e shpërdoroi në bulevard, duke shpenzuar para me kapsolla e flakadanë./ TEMA

luli opozites PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.