Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Paralajmëron Dash Shehi: Mund të përsëritet një ’97-të tjetër

22:03 / April 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shehi2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ndërsa ka folur për situatën politike në vend, ka akuzuar edhe një herë kryeministrin Rama se ka grabitur vjedhjet.

I ftuar në emisionin “Dritare”, në “News24”, Shehi tha se 1997 nuk do të përsëritet më, por shtoi se mund të ndodhë një 1997 e 2019-s, pra në forma të tjera.

“1997 nuk besoj se do të ndodhë. Larg qoftë që të ndodhë më ajo që ka ndodhur në vitin 1997. Por unë besoj se mund të përsëritet një 1997 e 2019-s, pra në forma të tjera.

Mund të ndodhë sepse shqiptarët janë të rebeluar ndaj kësaj qeverie, ndaj asaj që bën kjo qeveri. Kjo qeveria grabit çdo gjë që ka Shqipëria. Rama grabit, duke na thënë se ka 1 milionë vota dhe mund të bëjë gjithçka. Ky po rri në pushtet dhe po rri në pushtet gjatë si Enver Hoxha dikur”

Më tej, Shehi theksoi se Rama vetëm grabit Shqipërinë prej 6 vitesh që është në qeveri dhe se nuk ka lënë isntitucione të lira.

Ndërsa e konsideron Ramën “një Enver Hoxha të vogël”, Shehi thotë se opozita nuk mund të pranojë një shtet ku edhe një profesor nuk mund të jetë i sigurt.

“Falja grabitje është avancim, se shqiptarët kanë vjedhur nuk kanë grabitur. Grabitja është ta marrësh me dhunë, pse e merr? Po se unë kamë marrë 1 milion e 100 mijë shuplaka, e keni dëgjuar Ramën ju? Edhe Rama ka grabitur me dhunë edhe institucionet, sot nuk ka më asnjë institucion të lirë, çka qenë institucion ky i ka marrë.

Tani të marr shkarkimin e Mynyr Konit. Ky e hoqi sepse ky diku ka folur që nuk i pëlqen kryeministri. E pe si i nxori dekanët të flasin kundër rektorit?

Ata zotërinj nga ajo ditë nuk mund të bëjnë më dekan, nuk mund të dalin më përpara studentëve. Ky deri dhe topin e futbollit do ta marri ta çojë te shtëpia e vet. Ky njeri me këtë dhunë do të grabisë çdo gjë që kanë shqiptarët. Ne kemi zgjedhur një rrugë të dalim kundër, jashtë rregullave të lojës dhe ti do të përgjigjesh. Po në këtë lloj shteti ku asnjë profesor nuk mund të jetë i sigurt, ne nuk e pranojmë. Këtë lloj Enver Hoxhe të vogël ne nuk e pranojmë. Ky i ka vënë gjobë shqiptarëve. Ky veç dhunës politike po grabit dhe miliona”, u shpreh Shehi.

Dash Shehi paralajmeron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.