Gazetari Andi Bushati ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth vizitës së ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Tiranë. Sipas Bushatit, Clinton në Shqipëri ka ardhur për interesa personale dhe se është paguar ndërsa shtoi se qëllimi ishte të godiste Albin Kurtin.
Bushati tha se kjo nuk do të ishte hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh, pasi edhe më herët ka pasur ish-president që kanë ardhur për interesa të veta personale, e solli këtu rastin e presidentit Bush, i cili sipas gazetarit “erdhi të përqafohej me Saliun, me paratë e grekut”.
“Në vitin 1996, ai Saliu na rrahu në ’96 dhe vodhi zgjedhjet në gjithë Shqipërinë. Bill Clinton i tha mbaje pushtetin por përsërit zgjedhjet në 40 zona. 17 tha Saliu dhe kjo nuk bëhet. Një muaj më vonë të gjitha fjalët që dëgjoj nga Hila sot, i kam dëgjuar nga Salistët atëherë. Se një manjat i madh grek mori jahtin dhe solli këtu Xhorxh Bushin të përqafohej me Saliun.
Ish-president amerikan që i kishte të gjitha këto informacione, e solli leku grek për të mbështetur Saliun që nuk po i bindej. Bota perëndimore e njeh, është bërë problem dhe diskutohet kudo. Ish-njerëz që mbajnë funksione, nuk bëjnë para, jetojnë me rrogën që u jep shteti, por pasi largohen nga posti i shumëfishojnë paratë dhe luajnë për interesat e tyre private”,-tha Andi Bushati.