Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gentjan Bejtja dëshmitar për dy krime, ja çfarë dyshohet pas atentatit në Krujë

08:31 / July 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
VRASSSSSS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gentjan Bejtja, i cili dyshohet se ka qenë në shënjestër të atentatit mesnatën e kaluar, ku u vra kunati i tij Ramazan Sina si dhe u plagos djali i tij Alvi Bejtja, rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Përveç precedentëve të mëparshëm, pas atentatit të natës së kaluar dyshohen dhe dy krime të tjera me të cilat Bejtja ka lidhje. Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë në emisionin “Në Shënjestër”, dëshminë e Gentjan Bejtjas për vrasjen e Iljaz Calit, biznesmen kromi më 3 prill 2022 në segmentin e autostradës Tirane- Durrës, kur persona ende të pa identifikuar më një makinë e cila lëvizte në paralel më makinën e Çalit hapin zjarr.

Bejtja ishte një nga personat e fundit që kishte kontakte me Calin. Në dëshminë e tij për policinë, ai ka treguar dhe vizitën 3-4 ditë para vrasjes. “Tri apo katër ditë përpara se të vritej, kam qenë në shtëpinë e Iljas Çalit për vizitë bashkë me gruan dhe fëmijët. Flisja me të vazhdimisht. Për herë të fundit kam shkëmbyer mesazhe me të, një orë përpara se të vritej. Iljasi me dërgoi një video fetare dhe më shkroi: ‘Dëgjoji se janë fjalë të mëdha’. Unë i shkrova: “Jam tu nejt në shtëpi” dhe i dërgova një foto nga telenovela e Ertugrulit”.

Siç do të pohonte edhe Gentjan Bejtja, Iljas Çali i ishte shprehur se minierën e kishte marrë sërish në zotërim, por nuk kishin biseduar më gjatë. “Më tha që ‘e kam marrë vetë minierën’. Lajmin e vrasjes e mësova nga televizori. Në varrimin e Iljasit nuk shkova, sepse unë kisha miqësi me të, por nuk kisha lidhje aq të forta me familjen e tij”.

Alibia e tij për të mos shkuar në varrimin e mikut, me të cilin kishin hyrje dalje familjare nuk iu është dukur e besueshme hetuesve. Duket se ai nuk shkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit Iljas Calit, për të shmangur kontaktet me disa personazhe të tjera nga Nikla, që gjendeshin në atë varrim. Ku siç thuhet Bejtja ka konflikte dhe përplasje të lindura kohët e fundit. Po kështu Bejtja ka dhënë dëshmi edhe për atentatin ndaj Marklen Hakës, një tjetër ngjarje e cila dyshohet se qëndron pas atentatit të djeshëm.

gentjan bejtja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Kamëz, një viktimë dhe një i plagosur, arrestohet autori

13:27 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.