Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj: Shprehëm mirënjohjen nga zemra për Presidentin Clinton. Tirana epiqendër politike e Ballkanit

12:09 / July 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 07 04 at 10.06.54
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot në një intervistë për “Top News”, se Tirana është kthyer në një epiqendër politike e rajonit të Ballkanit. Teksa komentoi vizitën e ish-Presidentit të SHBA, Bill Klinton në Shqipëri, ai shtoi se mikpritja ndaj figurës së tij ishte një mirënjohje nga zemra e të gjithë qytetarëve të Tiranës.

“Ka qenë një aftësi e jashtëzakonshme e kryeministrit Edi Rama për ta kthyer Tiranën në një qendër të shumë aktiviteteve politike. Ne të qytetit bëjmë më shumë pjesën kulturore, sportive, të koncerteve, eventeve, kurse Kryeministri, duke filluar nga Samiti i Procesit të Berlinit, apo te vizita jashtëzakonisht të rëndësishme, e ka kthyer Tiranën në një epiqendër politike të të gjithë Ballkanit. Jemi sot padyshim vendi më i qëndrueshëm, nuk kemi asnjë konflikt me fqinjët, po përjetojmë një bum turistik dhe sigurisht që, këto vizita rrisin reputacionin e vendit tonë. Në rastin më konkret, në të gjitha këto aktivitete të organizuara nga Kryeministri, besoj se qershia mbi tortë ishte vizita e Bill Clinton-it, ndoshta amerikani më i dashur në vendin që do më shumë Amerikën në botë. Ishte një vizitë jashtëzakonisht inkurajuese, që e kreu misionin e vet për të treguar një mirënjohje shqiptare, dhe Kryeministri ishte siguruar që të ftonte nga i gjithë spektri politik, nga të gjitha besimet fetare, ishte e hapur edhe për publikun, që vërtet mirënjohja të ishte një mirënjohje përtej protokollit, që vinte nga zemra, nga të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë vizitorët që ishin këtu”, deklaroi Veliaj.

I pyetur pse opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk ishin në pritjen e organizuar për Presidentin Klinton, Veliaj tha: “Unë nuk jam postier, nuk shpërndaj ftesa. Ajo që unë thosha në fushatë është se ata janë pa adresë, pa emër, pa fytyrë. Pyetja është: Cila është shtëpia e tyre politike që ne adresojmë? Ajo që dëgjova herën e fundit, është se edhe shoku Ilir Meta do që të ndajë grupin e vet të Këshilltarëve Bashkiakë veç nga ai i Sali Berishës. Qartazi edhe ai ka një alergji të theksuar nga prania e z. Berisha në listën e tij. Kështu që, pyetja më e bukur është për Postën e Tiranës: Ku është adresa e saktë e tyre? Dhe ne do shikojmë si mund t’i akomodojmë në koncertet e ardhshme që kemi”, tha Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Kombëtarja mbyll përgatitjet, titullarin më të vlerësuar e zëvendëson Myrto Uzuni

21:37 / June 5, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europianë: Në fazën finale të negociatave, rruga e duhur për integrimin

20:14 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.