Carlo Ancelotti do të drejtojë Brazilin duke nisur nga 2024. Lajmi tashmë është zyrtar, i konfirmuar nga presidenti i konfederatës braziliane të futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues. Trajneri i Real Madridit pas skadimit të kontratës me ‘Los Blancos’ do të drejtojë Seleçao-n në Copa America.
Ancelotti aktualisht është trajner i Real Madridit dhe kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2024. Pas kësaj ai do të marrë postin e trajnerit të Brazilit duke synuar trofeun e parë me Copa America, që do të luhet në verën e vitit 2024 në SHBA.
Deri atëherë, kombëtarja braziliane do të drejtohet në mënyrë të përkohshme nga Fernando Diniz.