Këtë të mërkurë, Sali Berisha prezantoi raportin me gjetjet e zgjedhjeve lokale të 14 majit, të cilat pretendon se janë vjedhur nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Berisha nuk ka pranuar humbjen e thellë në këto zgjedhje ku opozita mori vetëm 7 bashki kundrejt 53 bashkive dhe 1 bashki e fitoi Mega.“Kjo është farsa zgjedhore më e shëmtuar në 32 vite. Bazohet në qindra e mijëra fakte e dokumente të konstatuara në 4 anët e vendit”.
Po ashtu Berisha thotë se gjetjet do të bëhen publike dhe në Amazonë. “Gjetjet do të hidhen dhe në Amazonë që të mund të njihet mbarë komuniteti ndërkombëtar për këtë farsë zgjedhore që ka për aktor kryesor Edi Ramën, person të inkriminuar kokë e këmbë që ka tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij korruptive”.
Sipas Berishës, janë konstatuar qindra raste të votimit familjar apo shoqëror. “Vota u kontrullua në mënyrë të tmerrshme në çdo etapë të saj. Mediat në kontroll të plotë të qeverisë,” shtoi kreu i Rithemelimit. Rezultatet e raportit, që janë aktualisht duke u prezantuar nga një grup punë ne selinë blu, pritet të publikohet në mënyrë që të kenë akses qytetarët.
