Gjatë prezantimit të raportit me shkelje të zgjedhjeve lokale të 14 Majit, kreu i “Rithemelimit” në PD, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk do i shpëtojë hetimeve për McGonigal dhe Deripaska. Paralajmëroi edhe se Rama se do të ketë një korrik të nxehtë ndërsa tetori do të jetë përvëlues dhe as Sorosi nuk mund ta ndihmojë.
“Edi Rama është në hetim të hapur kriminal për krimet e shëmtuara që ka kryer, por krimi më i madh i jetës së tij është shkatërrimi i procesit zgjedhor. Sot ai është më i rrezikshëm se kurrë.
Sot ai përdor postin e kryeministrit për t’u fryrë konflikteve në rajon. Ai ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës dhe këtë e bëri për lëkurën e tij, sepse korriku është përvëlues për të, por më shumë tetori.
Procesi McGonigal, me gjithë përpjekjet e Alexandër Soros, do i dëshmojë botës se Edi Rama është aventurier pa asnjë parim, një njeri që për hir të pushtetit të tij është i aftë të bëjë gjithçka”.
