Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Studentët e Mjekësisë, Rama tregon kushtin e ri: Do të punojnë 5 vite për të marrë diplomën

13:06 / July 5, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 07 05 at 11.47.16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama doli në një deklaratë për mediat, dhe tha se studentët e mjekësisë të cilët përfundojnë studimet do t’u duhet 5 vite punë në vend, që të marrin diplomën. Ky është një kushtet që studentët e këtij viti duhet të pranojnë, ku kuotat e këtij viti shkojnë në 500. “Çdo student i mjekësisë që do të hyjë në universitetin e mjekësisë do të njihet me faktin që Mjekësia studimet i ka aq sa janë dhe për t’u pajisur me diplomë duhen 5 vjet në shërbim të këtij populli. Për ata që janë në proces vitet janë më të ulëta. Për ata që do hyjnë në vitin e parë ka vetëm një zgjedhje. Nëse do të hyjnë në mjekësi do të duhet të pranojnë këtë kusht dhe ky është formati i ri i universitetit të Mjekësisë për marrjen e diplomës”.

Fjala e plotë

Dola për të dhënë një mesazh lidhur me një vendim të rëndësishëm të qeverisë sot që ka të bëjë me studentët e mjekësisë dhe me detyrimin për të shërbyer në vend, për një kohë të caktuar. Detajet do t’i shpjegojnë ministret, por thelbi është, besoj unë shumë i qartë për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë që paguan taksa.

Shteti e financon universitetin publik, në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera, është një profesion i lidhur drejtpërdrejtë me detyrimin e çdo shteti për tu kujdesur për shëndetin e njerëzve dhe me të drejtën e çdo qytetari, çdo familjeje, çdo të moshuari dhe fëmije për të pasur kujdes shëndetësor.

Në kushtet kur Gjermania e para dhe vendet e tjera të pasura janë duke luftuar me demografinë e tyre, me plakjen e popullsisë së tyre, me nevojën gjithmonë e më të madhe për burime njerëzore të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe ku janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionistë, për shumë njerëz të kualifikuar të të gjitha fushave dhe në këtë rast për mjekët, ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim këtë hap, që është hapi më normal dhe hapi më i lehtë i mundshëm, që do të thotë që çdo student i mjekësisë që do hyjë në Universitetin e Mjekësisë do të duhet paraprakisht të njihet me faktin që mjekësia, studimet i ka aq sa janë dhe pastaj për tu pajisur me diplomë duhen dhe 5 vjet në shërbim të këtij populli. Ndërkohë që për të gjithë ata që janë në proces, vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuara, e thashë detajet do t’i japin ministret, por është absolutisht zgjedhja e tyre, nuk është vetëm një zgjedhje.

Ndërkohë që për ata që do hyjnë në vit të parë ka vetëm një zgjedhje, nuk ka zgjedhje tjetër. Nëse duan të studiojnë mjekësi në universitetin publik, do duhet të pranojnë këtë kusht dhe nuk është një kusht, por është formati i ri i Universitetit të Mjekësisë për sa i përket marrjes së diplomës.

Natyrisht nuk ndryshon asgjë në thelb për sa i përket të drejtës dhe mundësisë së ushtrimit të profesionit pasi ajo fillon menjëherë pas 5 viteve, por ama duhet të bëhet këtu sepse për këtë paguan populli shqiptar taksa. Nuk paguan populli shqiptar taksa që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar të ikin që ditën e parë. Ama patjetër që nuk u ndalohet e drejta atyre që janë aktualisht në universitet që të largohen në rast se duan të largohen, por në vitin apo në vitet e mbetura do duhet të paguajnë një tarifë tjetër, tarifë e cila do përcaktohet natyrisht nga universiteti sipas ligjit, por e cila mbulon plotësisht kostot dhe nevojën që ka universiteti për të formësuar një student.

Kryeministri Kurti ka refuzuar t’ju takojë personalisht. A do të shkoni nesër në Prishtinë?

Kryeministri Edi Rama: Jam këtu vetëm për këtë vendim. Për sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit, do të flas kur të jetë koha për të folur, që është nesër në Prishtinë.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme”- Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

11:58 / October 25, 2026

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026

Arrestohen 23 protestues, shpallen në kërkim 30 të tjerë, nisin hetimet për 13 persona

10:55 / October 25, 2026

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.