Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Satelitët e ngritur nga qeveria me marzh të madh gabimi”/ Eksperti nxjerr zbuluar Policinë: Kanë dron të specializuar që nuk është ngritur asnjëherë

21:48 / July 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karamuco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se satelitët e ngritur nga qeveria shqiptare kanë marzh të madh gabimi për kontrollin e territorit.

Në studion e emisionit “Log” ai u shpreh se policia ka një dron të madh mjaft të specializuar që nuk është ngritur asnjëherë për kontroll dhe mbahet ende në qese.

“Ne kemi ngritur dy satelitë. Policia ka 50 dronë në përdorim me distanca të vogla. Ndërkohë ka një dron shumë të madh të specializuar që nuk është ngritur fare. Është dron me komandim dhjetëra kilometra lart. Është prodhim amerikan.

Ai dron nuk është ngritur asnjëherë. Është në qese akoma. Nuk dihet ende kush e ka në inventar. Ne kemi ngritur satelitët për kushtet atmosferike. Ky lloj sateliti që ne kemi në përdorim ka marzh gabim shumë të rëndë”, deklaroi Karamuço.

Karamuço foli edhe për ndikimin e grupeve shqiptare në tregun ndërkombëtar të trafikut të drogës.

“Kanabisi shqiptar ka pasur një vlerë qarkullimi te 1 mld dollar. Grupet tona kriminale kanë kontaktuar me grupe terroristë sepse ata duan të marrin para për luftërat dhe armatimet. Ne kemi një volum shumë të lartë edhe që mbjellim edhe që e kemi disponibël. Kontrolli i territorit në Shqipëri është një problem shumë i madh”, tha ai.

gabimi marzh satelitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.