Projektligji i qeverisë për studentët e Mjekësisë, është tema kryesore e diskutimeve në seancën e sotme në Kuvend. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se qeveria e kuptoi më në fund situatën dramatike të mjekëve por shprehet se kjo cështje nuk zgjidhet me forcë.
Tabaku: Më vjen mirë që ka një problem me mjekët që largohen. Më në fund qeveria e sheh situatën dramatike për mjekët që largohen por kjo s’ndryshohet me forcë. Reforma e arsimit të lartë ka treguar si ka dështuar. Reforma që s’kanë gjithëpërfshirje.
Nikolla: Jo nuk e kam zakon.
Tabaku: Është e pamundur që parlamenti në 2 javë të diskutojë ligje shumë të rëndësishme. Komisioni i Shëndetësisë duhet të futet patjetër në diskutime në lidhje me këtë cështje. Është e pamundur të japim kontribut nëse sillet kështu parlamenti. Përndryshe miratojini siç keni bërë gjithmonë.
