Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla-Berishës: Mjeku varkëtar i Hoxhës, do protestë që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë

12:09 / July 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1688637732 taulantballa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha e cilëson ndëshkim për studentët projektligjin e qeverisë që të bëjnë 5 vite punë për të marrë diplomën e mjekësisë. Në fjalën e tij në Kuvend i bën thirrje studenteve të fakulteteve të tjera dhe prindërve që të mbështesin protestën e studentëve të mjekësisë. Taulant Balla i është përgjigjur Berishës, të cilit iu referua si mjeku varkëtar i Enver Hoxhës që ka mbetur jetim se s’i shkon njeri nga mbrapa. Për thirrjet për protestë që bëri nga foltorja e Kuvendit, Balla thotë se kundërshtari politik kërkon që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë.

“Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës dhe familjes së tij, i ngelur jetim që nuk i shkon mbrapa më askush dhe sic e thashë në mëngjes, ju jeni të gatshëm të tërhiqni ose të gënjeni këdo, mjafton të bëhen 10-15 veta për një protestë. Gënjeu pa pikë turpi si e ka zakon për pagat. Një mjek specialist në Gjermani paguhet 146 mijë euro në vit. Këtë nuk e arrijmë dot.

Interesi kombëtar publik është shëndeti dhe kujdesja për qytetarin e cdo vendi. Na duhet të garantojmë qoftë banorëve të Vicidolit e Konspolit, shëndet publik. Prandaj duhet mjeku e infermieri. Zotëria thotë do dal në protestë sepse dua që me paratë e taksapaguesve të prodhojmë mjekë për Gjermaninë. Ne themi duhet të prodhojmë mjekë për Shqipërinë dhe të garantojmë interesin publik.

Ne do e bëjmë. Ky projektligj do kthehet në ligj në datën 20 korrik. Është rasti më i mirë që të mos bini pre e një keqinformimi, një budallallëku që t’i shkoni nga mbrapa disa zërave që thonë po shkelet. Nuk po shkelet Kushtetuta”, tha Balla.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.